Vuçiqi, sipas fjalëve të tij, “i paska pyetur të gjithë në Evropë dhe në botë të thonë se kush është përgjegjës për diversionin në kanalin Ibër-Lepenc, si dhe pse “e ashtuquajtura Policia e Kosovës “e ka kontaminuar” vendin e ngjarjes”.
Ai gjatë fjalimit të tij për konsum të brendshëm, ka pyetur se pse nuk ka pasur rezultate deri më tani.
“Në të njëjtën kohë kam një pyetje shtesë dhe shumë të rëndësishme, një pyetje thelbësisht të rëndësishme. Kjo nuk është shaka. Pse “e ashtuquajtura policia e Kosovës e kontaminoi” vendin e ngjarjes dhe pse nuk mund të bëhej hulumtimi i forenzikës? Për çfarë arsye? Përse e kanë “pushtuar” vendin e ngjarjes para se të vinte KFOR-i, EULEX-i dhe kushdo tjetër? Përse e kanë bërë këtë, kë e kanë fshehur dhe mbrojtur, ishin pyetjet e Vuçiqit për t’iu hedhur hi në sy opinionit serb, transmeton Paparaci.
Ai ka thënë se nëse Beogradi zyrtar është i përfshirë, ata duhet ta thonë këtë.
“Ne po kërkojmë nga ata të na tregojnë se si e bëri Beogradi dhe në çfarë mënyre. Pse është e rëndësishme kjo? Sepse të gjitha gënjeshtrat e tyre do të bien në ujë në të gjitha rastet dhe do të jetë e qartë se cili ishte qëllimi i tyre.
Dhe qëllimi i tyre është vetëm shpërngulja e popullatës serbe dhe të gjejnë serbë të përshtatshëm që do t’i ndihmonin në formimin e qeverisë në të ardhmen, meqë nuk do të kenë vota të mjaftueshme për atë qeveri, është e rëndësishme që serbët në Kosovë të jenë të bashkuar”, e ka shfrytëzuar rastin Vuçiq, që edhe njëherë ta shprehë përkrahjen për partinë e cila është shërbëtore e tij në Kosovë, Listën Serbe.







