Qentë endacak në Podujevë – një problem i vjetër që kërkon zgjidhje të re
Qentë endacak vazhdojnë të jenë një prej problemeve më serioze në qytetin tonë një problem që rrezikon sigurinë e qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve, dhe që nga dita në ditë po bëhet edhe më i madh.
Për fat të keq, as qeverisja e kaluar e as qeverisja aktuale nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë problem.
Gjatë mandatit tim, do të angazhohem seriozisht për ta zgjidhur këtë çështje.
Nuk do të lejoj që kjo temë të trajtohet vetëm gjatë fushatës.
Problemi i qenve endacak kërkon një qasje të planifikuar, humane, por edhe të vendosur përmes ndërtimit të një strehimoreje funksionale, vaksinimit dhe sterilizimit të qenve, si dhe bashkëpunimit me organizatat për mbrojtjen e kafshëve.
Qytetarët e Podujevës meritojnë të ndihen të sigurt në qytetin e tyre.
Zgjidhja ekziston por mungon vetëm vullneti politik dhe përkushtimi. Dhe unë jam i gatshëm ta marr këtë përgjegjësi.