https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Zyra e Kryeministrit merr 15 vetura me qira, një ditë pasi Përparim Rama e fajësoi Ministrinë e Financave se i ka lënë pa to

Qeveria vazhdon subvencionet për rrymën e kursyer, por nga 1 prilli rryma mund të shtrenjtohet

Një ditë pasi Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, alarmoi se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa automjete si pasojë e skadimit të kontratës së Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se e ka zgjidhur këtë problem për vete.

Ditën kur ka skaduar kontrata e AQP-së, ZKM ka dhënë tender në vlerë gati 100 mijë euro për marrjen e 15 veturave me qira. Me këtë tender është shpërblyer kompania “Mercom Auto SH.P.K”, për vlerën totale 98 mijë e 820 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Këto vetura janë marrë me qira për një perudhë prej 12 muajsh. Në dosjen e tenderit theksohet se veturat duhet të dorëzohen maksimalisht 15 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës dhe se të gjitha duhet të jenë të të njëjtit lloj dhe me ngjyrë të njëjtë. Kontrata është planifikuar të nënshkruhet nesër.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjatë kohëzgjatjes së kontratës kontraktuesi do të ofrojë automjetet në shfrytëzim pa asnjë kufizim për kilometra të kaluara gjatë tërë periudhës së përmendur, pra kilometra te pa kufizuara gjatë periudhës se qiramarrjes”, thuhet në dosje.

Kompania fituese duhet të kryejë edhe kontrollimin teknik, sigurimin duke përfshirë edhe KASKO brenda territorit të Kosovës, regjistrimin dhe vendosjen e tabelave zyrtare, të bëjë servisimin e rregullt sipas nevojave, furnizimin dhe ndërrimin e gomave verore dhe dimërore, mirëmbajtjen dhe riparimin dhe çdo shpenzim tjetër gjatë periudhës së kontratës dhe rregullimin e dëmtimeve.

Në rast të defektit të automjetit, kompania obligohet ta zëvendësojë automjetin jo më larg se dy ditë pune.

ADVERTISEMENT

“Ne rast se automjeti është i dëmtuar dhe nuk mund te aftësohet për komunikacion atëherë zëvendësohet prej kontraktuesit me automjet tjetër të tipit të njëjtë dhe jo më të vjetër se viti i veturës së dëmtuar.

Kontraktuesi mund të vendos gomë rezerve me pajisjet përcjellëse dhe në rast te dëmtimit te gomës shoferi i veturës e ndërron gomën dhe e dërgon veturën sa me parë tek kontraktuesi apo kontraktuesi mundet te mos vendos gomë rezerve dhe ku do qe te dëmtohet goma shoferi do te informoj kontraktuesin dhe i njëjti duhet te dërgoj ekipin e tij për ndërrimin e gomës për maksimum 2 orë, kjo pike vendoset ne marrëveshje mes kontraktuesit dhe autoritetit dhe nëse nuk mund te arrijnë marrëveshje vlen zgjidhja te cilën e kërkon autoriteti”, specifikohet në dosje.

Ndryshe, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i bëri thirrje urgjente Qeverisë së Kosovës që të gjejë zgjidhje për punën e veturave.

Rama e fajësoi Ministrinë e Financave se i ka lënë pa vetura.

“Kontrata e lidhur nga Autoriteti Qendror i Prokurimit (AQP), që vepron nën Ministrinë e Financave ka skaduar me 6 dhjetor. Kjo kontratë përfshinte institucione qendrore dhe lokale, përfshirë Komunën e Prishtinës, e cila kishte marrë me qira 76 vetura.   Pas skadimit të kontratës, të gjitha veturat janë kthyer, duke lënë Komunën e Prishtinës pa automjete funksionale. Kjo ka vështirësuar ndjeshëm operimin e drejtorive si Inspeksioni dhe Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama.

Post Views: 148

Poste të ngjashme

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

04/07/2025, 19:35

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim deputetët e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,...

Dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit për keqpërdorim detyre

Dyshohet për dëmtim buxheti mbi 1 milion euro, ngritet aktakuzë ndaj ministrit të Kurtit për keqpërdorim detyre

04/07/2025, 17:04

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim...

Lajmi i fundit

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39
Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

Kurti pret deputetë britanikë: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën drejt NATO-s dhe integrimeve euroatlantike

04/07/2025, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv