https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“E keni pranuar asociacionin”, si rrodhi debati në mes Kurtit e Abdixhikut

“E keni pranuar asociacionin”, si rrodhi debati në mes Kurtit e Abdixhikut

Situata në veri dhe mungesa e policëve e gjyqtarëve në institucione janë bërë shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të përplasen verbalisht në interpelancën e Kuvendit.

Kryetari I LDK-së Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës pas fjalimit të kryeministrit, Albin Kurti ka akuzuar atë se ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel më 23 nëntor.

“E keni pranuar Asociacionin. Mund të ketë dyshime se sa është i mirë, por e keni pranuar. Në marrëveshjen e parë që keni nënshkruar, zotoheni për implementim. Çfarë ndryshimi është ky?”.

Pas deklaratave të kryeministrit Kurti, Abdixhiku është ndjerë se jeton në një univers paralel.

“Kur dëgjon pozicionimet e Qeverisë të krijohet përshtypja që jeton në një univers paralel, dy bota që s’përputhen me njëra-tjetrën. Kryeministri foli sot për siguri dhe luftë ndaj krimit, ndërsa sot mbi 17% e territorit të Kosovës është pa polic, pa prokuror, pa gjykatës dhe pa shërbime bazë. Një dhunë familjare s’ka kush ta trajtojë në veri. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës?”, ka thënë Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Sipas kreut të LDK-së, “kjo është e vërteta kundrejt universit paralel që e krijoni ju”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit e cila është duke vazhduar është ftuar për interpelancë për “masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend” ai ka thënë se ekzekutivi nuk varet nga votat e Listës Serbe.

“Duhet të jemi të gëzuar që Qeveria nuk varet nga Lista Serbe sepse deri tani do të kishte ndonjë mocion mosbesimi”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në interpelancën e thirrur për gjendjen në veri.

Në një fjalim para deputetëve në Kuvend, ai e ka mbrojtur qasjen që ka për dialogun me Serbinë. Ka theksuar se qytetarët kanë votuar masivisht për një qasje të re në dialog.

“Kam ftuar politikanët për konsultim, përfshirë edhe thirrësin e interpelancës [Ramush Haradinaj]. Ajo që na bashkon është sovraniteti dhe integriteti territorial. Qytetarët kanë votuar për qasjen e re në dialog. Kritikat i mirëpres, por në të njëjtën kohë, duhet ta kuptoni qartësisht, drejtësinë dhe dobinë e kësaj qasje të re. Sikur të ishim sikur qeveritë e kaluara, kur vareshin nga Lista Serbe, ndoshta do të kishte mocion mosbesimi pas këtyre veprimeve që kemi bërë, por ja që ka ndodh ndryshimi i madh dhe kjo nuk po bëhet e mundur. Duhet të gëzohemi që Qeveria nuk varet nga Lista Serbe, që jemi pavarësuar nga strukturat ilegale që kanë pasur qëllim destruktivitetin e vendit”, ka theksuar Kurti.

Ai gjatë fjalimit të tij foli për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të Policisë. Ai tha se nuk ka qenë vendim i tij, derisa tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.

“Çështja e trajtimit të dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nuk është vendim i imi, as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time, për arsye të paqena, thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bashkë secilin prej tyre me tekstin identik te dorëheqjes, ky është vendim politik. E përsëris thirrjen që asnjë serb të mos i braktisë institucionet. E tillë do të jetë edhe në ditët në vijim… Institucionet nuk janë të qeverisë dhe të një komuniteti, janë të të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Themelimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy vjet më vonë, të dyja ishin pajtuar edhe për parimet për themelimin e tij.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja fillestare për Asociacionin (e vitit 2013) thekson se Asociacioni do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv