Nesër nga ora 11:00, vihet gurëthemeli për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Podujevë.
Në vendosjen e gurthemelit marrin pjesë: Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Zëvendës Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Vendi ku do të vendoset ky stacion është pjesa mes shkollës ”Xheladin Rekaliu” dhe Qendrës tregëtare ”Park Plazza”.