Ish-polici i Kosovës i nacionalitetit serb me inicialet S. T. (emër i njohur për redaksinë) rreth 50-vjeçar është arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë.
Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është nga fshati Novolan i Vushtrrisë, ndërsa ka shërbyer në Policinë e Kosovës – stacioni Mitrovicë Veriore nga viti 2013 deri para disa ditësh kur ka lënë shërbimin. /A. Damati/