https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK: Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së Kurtit

AAK: Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë që Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Kryeministri Kurti del çdo ditë në TV nga zyrat e tij të ngrohta, ndërkohë që policët e Kosovës, ngrijnë duke shërbyer 24 orë pa pushim në veri.

“Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo ditë, me fytyrën “e shqetësuar” për atë që po ndodh në 18 përqind të territorit të Kosovës, ku qytetarët e tij të nacionalitetit serb janë lënë në mëshirën e krimit të organizuar dhe strukturave të Beogradit. Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të dytën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.“Kryeministri i Vetëvendosjes del vetë dhe askush nga “fmijaçat” e tij nuk guxojnë të hapin gojën, madje as policia. “Madhëria e Tij” flet vetë dhe nuk lejon askënd të hapë gojën, as për të përsëritur atë që thotë ai. Publikut në Kosovë i servohet vetëm fjala e “Naltmadhnisë”. Gazetarët sulmohen në veri, në territorin e Kosovës, po Kryeministri i Vetëvendosjes nuk i mbron dot, dhe nuk ka as guximin t’u thotë që nuk i mbron dot. Kryeministri sovranist i Vetëvendosjes jep ultimatum nga zyrat e ngrohta të qeverisë dhe nuk ka guxim ta kalojë Ibrin dhe t’u afrohet barrikadave. “Naltmadhnia” që dikur rrëzonte kamionë dhe përgjakej me policinë, nuk ka guxim t’i afrohet kamionëve të barrikadave dhe as të marrë megafonin dhe t’u drejtohet qytetarëve të tij serbë të Republikës së Kosovës. Kryeministri “rebel” i Vetëvendosjes, pret që dikush tjetër t’ia nxjerrë gështenjat nga zjarri, të cilit i fryu edhe vetë, duke i dhënë pretekst Serbisë, dhe duke e zhvendosur vëmendjen nga marrëveshja përfundimtare tek barrikadat”, ka shkruar

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

11/05/2026, 7:40

Veprimtari, dhe ish i burgosur politk, Ragip Xhaka ka dalë në mbështetje të rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ish-kryetari...

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

11/05/2026, 7:34

  Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në këtë komunë,...

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

11/05/2026, 7:29

Ka ndërruar jetë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. Lajmi për vdekjen e...

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Lajmi i fundit

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

11/05/2026, 7:40
Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

11/05/2026, 7:34
Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

11/05/2026, 7:29
Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv