https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministër Sveçla: Nuk jemi të interesuar për luftë, do ta luftojmë krimin e korrupsionin

Ministër Sveçla: Nuk jemi të interesuar për luftë, do ta luftojmë krimin e korrupsionin
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sapo ka bërë një deklarim publik në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe raportimet se Kosova ka ngritur nivelin e gatishmërisë.

Sveçla ka mohuar raportimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, një veprim të cilin e ka bërë dhe e ka konfirmuar Serbia.

“Nuk jemi të interesuar për luftë, por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit,” – ka thënë z. Sveçla në deklaratën e postuar në Facebook.

Ai ka shtuar se Policia po zbaton mandatin e saj dhe po kryen detyra të përditshme, por se nuk ka gatishmëri për luftë. “Kjo vlen edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.” – ka thënë z. Sveçla.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ministri ka pretenduar edhe që Serbia po kërkon të ketë edhe viktima në njerëz, për ta eskaluar më tej situatën.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm. Ky fakt dukshëm po i pengon Serbisë e cila po angazhohet maksimalisht që barrikadat të prodhojnë qoftë edhe viktima në njerëz dhe kjo dëshmohet nga sulmet e njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor, pjesëtarëve të EULEX e së fundmi edhe ndaj KFOR-it.” – është shprehur më tej ministri i Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, Serbia ka bërë veprime tensionuese gjatë dy ditëve të fundit duke rritur nivelin e gatishmërisë ushtarake. Parmbrëmë, në mënyrë urgjente komandanti i ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, kishte udhëtuar për në Rashkë duke deklaruar se kishte marrë detyra ushtarake nga komandanti suprem dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u raportua edhe se Serbia kishte vendosur gjashtë obusë afër kufirit me Kosovën.

Sot ndërkohë është dita e 18 e barrikadave në veri të Kosovës, dhe tashmë dihet se janë shtuar edhe dy të tjera.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë ditës së djeshme, Sveçla ishte po ashtu në takimin e shumëpritur të kryeministrit Albin Kurti me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

ADVERTISEMENT

Sveçla ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë “që çështja të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm.” Sidoqoftë, vlen të theksohet që bashkëpartiakë të tij (VV) kanë qenë mjaft kritik ndaj KFOR-it që nuk kishte hequr barrikadat dhe madje edhe kishte bërë thirrje për dialog mes palëve.

Sveçla po dje besohet të ketë marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku u fol pikërisht për këtë temë.

Deklarata e plotë e z. Sveçla:

Poste të ngjashme

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

11/05/2026, 7:40

Veprimtari, dhe ish i burgosur politk, Ragip Xhaka ka dalë në mbështetje të rikthimit të Fatmir Limajt në PDK. Ish-kryetari...

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

11/05/2026, 7:34

  Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të drejtorit të Bujqësisë në këtë komunë,...

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

11/05/2026, 7:29

Ka ndërruar jetë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj. Lajmi për vdekjen e...

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Lajmi i fundit

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

Ragip Xhaka pro rikthimit të Limajt në PDK

11/05/2026, 7:40
Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

Drejtori i Bujqësisë në Deçan humbi jetën, Ramosaj: Lamtumirë Rifat, na ke këputë shpirtin!

11/05/2026, 7:34
Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj

11/05/2026, 7:29
Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv