https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Westerlund për dialogun Kosovë-Serbi: Vënia e afateve, rekomandim i mirë

Westerlund për dialogun Kosovë-Serbi: Vënia e afateve, rekomandim i mirë
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur i zhgënjyer me mungesën e rezultateve në dialogun Prishtinë-Beograd. Ai mendon se vënia e afateve mund të ishte një opsion i mirë për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve por paralajmëron se nuk është e lehtë.

Westerlund, që ka qenë i përfshirë të në 10 procese të ndryshme ndërmjetësimi, në një intervistë për KP deklaron se për të gjitha konfliktet ekzistojnë zgjidhjet.

“Mendoj se kur je ndërmjetësues i një dialogu është gjithmonë e vështirë, kurrë nuk e di sa kohë duhet të punosh, unë kam punuar ndoshta në 10 procese të ndryshme ndërmjetësimi, le të themi në Afrikë, në Azi, në Lindje të Mesme dhe në Kaukaz, dhe nuk mund ta dini kurrë se sa kohë do ju marrë, por praktikisht në të gjitha konfliktet ekziston një zgjidhje e mundshme. Disa njerëz flasin për ‘konflikte të ngrira’, por në vend të kësaj ato duhet të quhen ‘zgjidhje të ngrira’, pra duhet të gjendet një zgjidhje. Unë jam optimist, nuk do të ndodhë ndonjë mrekulli në këtë dialog, do të marrë kohë, por mendoj se dialogu i normalizimit po përmirësohet dhe plani franko-gjerman ka merita”, deklaron ambasadori suedez.

Ai thotë se është zhgënjyese që nuk ka pasur më shumë përparim që nga vitit 1999, kur ai ishte në Kosovë si pjesë e misionit të OSBE-së. Prandaj mendon se vënia e afateve mund të ishte një rekomandim i mirë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Mendoj se është shumë zhgënjyese që nuk kemi përparuar më shumë që kur unë e kam vizituar Kosovën në vitin 1999, kështu që jam shumë i zhgënjyer. Unë besoj se një plan i duhur dhe negociatat e rregullta me një afat të duhur mund të jenë njëri opsion. Gjithçka varet nga dy kryeqytetet (Prishtina dhe Beogradi) dhe nga Lajçaku sigurisht, por nëse më pyesni mua ky (vënia e afateve) do të ishte një rekomandim i mirë”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Në shkurt të këtij viti, Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë dhe ky akt e ka bërë Evropën një vend shumë më të pasigurtë.

Serbia zgjodhi të mos dënojë këtë agresion dhe të mos harmonizojë politikat e saj të jashtme me Bashkimin Evropian për të dënuar Rusinë.

Mirëpo ambasadori suedez thotë se është i lumtur që Kosova ka zgjedhur të kundërtën dhe kërkon që të gjitha vendet të ndjekin shembullin e Kosovës.

“Së pari më lejoni ta theksoj se Bashkimi Evropian, dhe Suedia si anëtare e BE-së, natyrisht, është shumë e kënaqur që Kosova e ka përafruar politikën e saj të jashtme me anëtarët e Bashkimit Evropian, kur është fjala për sanksionet dhe për të kritikuar Rusinë për agresionin e saj ndaj Ukrainës. Nuk dua të komentoj qëndrimin e Serbisë për këtë çështje, kjo i takon ambasadorit suedez në Beograd, mirëpo ne jemi shumë të kënaqur me qëndrimin e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve fqinje, ta bëjnë të njëjtën gjë, të ndjekin shembullin e Kosovës në këtë çështje”, vijon ambasadori suedez.

Kosova dhe Suedia gëzojnë raporte të shkëlqyera. Madje, ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt ishte ministri i parë i Jashtëm i një vendi që vizitoi Kosovën pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Që prej ardhjes së tij në gusht të këtij viti, ambasadori Westerlund thotë se është munduar të fokusohet më tepër në bashkëpunimin tregtar mes dy vendeve. Ai thotë se Kosova është një vend tërheqës për investitorë suedezë por zhvillimet në përgjithësi në Ballkan i detyrojnë të zgjedhin vende të tjera.

“Unë synoj të fokusohem shumë në përpunimin e drurit dhe industrinë e mobileve. Do të doja të fokusohesha në ekoturizëm. Unë kam marrë shumë ndihmë nga institucionet këtu në Kosovë… Unë mendoj se sfida ime është më shumë për të bindur disa nga kompanitë suedeze të investojnë këtu, dhe kjo ka të bëjë më shumë me situatën në Ballkan, e cila nganjëherë i bën kompanitë suedeze të zgjedhin vende të tjera të botës”, tha Westerlund.

Rreth 70 mijë shqiptarë të Kosovës llogaritet se jetojnë në Suedi. Ambasadori Westerlund i vetëdijshëm për këtë theksoi se kjo mund të shërbejë si një platformë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.

Ai shpreh edhe ambicien e tij për të ngritur një Odë Ekonomike Suedeze në Kosovë.

“Mendoj se kjo është një platformë e shkëlqyer. Ne kemi rreth 70,000 shqiptarë të Kosovës, po ashtu kemi edhe një gjeneratë të dytë në Suedi, dhe kjo është jashtëzakonisht e dobishme. Shumë prej tyre janë shumë të suksesshëm në fushën e akademisë dhe në shumë biznese të vogla në Suedi, pra absolutisht. Synimi im është që të hap një Odë Ekonomike Nordike, ose një Odë Ekonomike Suedeze në Kosovë. Unë jam duke e shqyrtuar këtë mundësi, dhe sigurisht që do të punoj shumë ngushtë me shumë shqiptarë të Kosovës në Suedi”, deklaron Westerlund.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Suedia, që bashkë me Finlandën, synojnë të bëhen pjesë e NATO-s, premton se do të ndihmojë edhe Kosovën drejt anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike.

“Mund të kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Sapo të bëhemi anëtarë, natyrisht, ne gjithmonë mund të ndajmë me Kosovën disa gjëra që ne kemi mësuar. Është e ndërlikuar të aplikosh në organizatat ndërkombëtare në ditët e sotme, kërkon kohë dhe po ashtu duhet të rendisësh të gjitha idetë dhe planet tua. Pra është një rrugë e vështirë për t’u bërë anëtar i organizatave ndërkombëtare në ditët e sotme”, tha Westerlund.

Ndryshe, Suedia nesër (1 janar 2023) do të marrë kryesimin me Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian e cila ndryshon një herë në 6 muaj dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Poste të ngjashme

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42

Një zjarr i madh ka shkatërruar një fermë blegtorie në Patos, me dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti....

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32

Gjesti dhe Dhurata Dora kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. “Gasolina” titullohet kënga ritmike, që për publikun u soll...

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar para mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmes një postimi në Facebook,...

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

28/07/2026, 17:17

Pavarësish përpjekjeve të stafit të QKUK-së, ka vdekur njëri nga personat e lënduar nga rrëzimi i kranit në Prishtinë. Lajmin...

Një muaj arrest shtëpiak ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Antidroga godet sërish – 22-vjeçari kapet me marihuanë

28/07/2026, 9:23

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë në Gjakovë. Brenda një periudhe të shkurtër, hetuesit e antidrogës kanë proceduar edhe...

Lajmi i fundit

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

Digjet një fermë në Shqipëri, shkaktohet dëm i madh

28/07/2026, 17:42
Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

Gjesti dhe Dhurata publikojnë duetin e parë

28/07/2026, 17:32
Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

28/07/2026, 17:21
Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

Vdekja e të riut pas rrëzimit të kranit në Prishtinë, flasin nga QKUK

28/07/2026, 17:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv