https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pas përmbytjeve, komunat nisin themelimin e fondeve emergjente

Pas përmbytjeve, komunat nisin themelimin e fondeve emergjente
Share on FacebookShare on Twitter

Komunat që janë prekur nga vërshimet nuk është se s’e kanë planifikuar hapjen e një Fondi Emergjent, ashtu siç ka bërë komuna e Skenderajt. Sipas tyre, pas vlerësimit të të gjitha dëmeve do të vendosin për një gjë të tillë. Ndërsa, nga komuna e Mitrovicës kanë thënë se do të veprojnë vetëm sipas planit institucional. Për mbledhjen e fondeve janë aktivizuar edhe organizata nga diaspora, ndërsa nga Qeveria e Kosovës, vazhdojnë të heshtin, pavarësisht zotimeve për ndarje të buxhetit.

Dymijë euro janë mjetet e para që gjatë së martës janë derdhur në fondin emergjent, i krijuar nga Komuna e Skenderajt, pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Këtë faqe, komuna e ka hapur para dy ditësh duke u bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të kontribuojnë për familjet e prekura.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

E një veprim të tillë thonë se e kanë bërë pas kërkesave të shumta të qytetarëve, pasi sipas kryetarit Fadil Nura, Qeveria ka heshtur për ndarjen e mjeteve nga buxheti.

Në mesin e komunave të prekura nga vërshimet është edhe Komuna e Klinës, e cila ka zgjedhur të njëjtën metodë si të Skenderajt për hapjen e fondit emergjent.

ADVERTISEMENT

“Sot gjatë ditës e kemi bërë kërkesën në thesar për fillimin e procedurës së hapjes të Fondit Emergjent.”

Ndërsa, nga komunat e tjera kanë thënë se s’është që nuk e kanë menduar një plan të tillë, për çka do të vendoset pasi që të dihen saktë dëmet.

Por, kështu nuk do të veprojë Komuna e Mitrovicës, pasi në një përgjigje për Kanal10, kryetari Bedri Hamza ka thënë se do të zgjedhin vetëm mënyrat institucionale.

E për ndihma janë aktivizuar edhe organizata të diasporës, përfaqësues të të cilave thonë se ka një interesim të madh për të kontribuar në vendlindje.

Por, pavarësisht zotimeve, nga Qeveria e Kosovës edhe pas 6 ditëve të vërshimeve nuk kanë ndarë ndihma financiare apo materiale për komunat e prekura.

Televizioni ka provuar të marr një qëndrim nëse ekzekutivi planifikon të hap fond emergjent, por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje.

Poste të ngjashme

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë dështuar këtë të martë ta zgjedhin presidentin, duke bërë që vendi të...

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur në konferencë për media, pak orë para seancës së fundit...

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06

Kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sonte nga ora 20:30 do ketë seancë për presidentin. “Në...

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

27/04/2026, 8:45

  Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar Një shpërthim i fuqishëm ka...

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45

LVV-ja kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje...

Lajmi i fundit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Kriza s’ka fund: Kosova shkon në zgjedhjet e pesta pas dështimit për president

29/04/2026, 6:52
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit

28/04/2026, 20:04
Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

Këto janë dy kandidatët e VV-së për presidente të vendit

27/04/2026, 19:06
Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

Shpërthim i bombolës së gazit në një fast food në Podujevë, disa të lënduar

27/04/2026, 8:45
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv