Policia e Kosovës ka njoftuar se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje gjatë ditës në komunën e Kamenicës.
Në vendin e ngjarjes ku është gjetur trupi i pajetë i viktimës, është konfiskuar një pushkë automatike AK-47. Ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe vetëvrasje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.