https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Murati sqaron punën e shtesave, kjo është “formula” për llogaritjen e pagës për ata që kanë përvojë pune

Murati sqaron punën e shtesave, kjo është “formula” për llogaritjen e pagës për ata që kanë përvojë pune
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur sot para Komisionit për Buxhet, ku e ka adresuar çështjen e koeficientit dhe pagave.

Murati ka sqaruar çështjen e shtesave, duke shtuar se vlera e koeficientit shkon më lartë për ata që kanë përvojë pune.

“Shpeshherë kur po bëhen krahasime, po bëhen krahasime të pagës bruto me të gjitha shtesat që është aktuale me vetëm pagën bazë bruto dhe natyrisht ky është krahasim i pasaktë për shkak se nuk është krahasimi i njëjtë. Psh. nëse e marrim vetëm shtesën e përvojës së punës tani që llogaritet mbi pagën bazë dhe nëse do ta transferoni në koeficient, ta zëmë nëse dikush ka përvojë pune 0 vite, e ka vetëm koeficientin e pastër bazë 105. Por, nëse dikush do të kishte 10 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 2.5 përqind ose nëse shumëzohet me koeficient do të dilte 107.6 koeficienti. Nëse do të kishte 20 vjet përvojë pune, shtesa për përvojën e punës për 20 vite është 6.25 përqind apo koeficienti do të përkthehej në 111.6 ose nëse shkojmë deri në 40 vite përvojë pune, shtesa e përvojës së punës është 16.25 përqind ose nëse do të shumëzohej me koeficientin, do të kishim një koeficient 122, pra dikush me 40 vjet përvojë pune, normalisht paguhet më shumë si rezultat i shtesës së përvojës dhe kjo është vetëm njëra nga shtesat që është shtesë universal. Për 30 vite, është 11.25 përqind që i bjen nëse përkthehet te vlera e koeficientit, shumëzohet është 116.8 apo afërsisht 117”, ka thënë Murati në komision.

Ai ka folur edhe për mjekët duke thënë që ata mjekë që do të punojnë vetëm në institucione publike do të kenë shtesa.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Do të ketë edhe shtesë mbi pagën bazë me shtesat tjera për të gjithë ata që të vendosin të punojnë ekskluzivisht për sektorin publik, pra duan të jenë të lidhur vetëm me sektorin publik dhe nuk punojnë askund tjetër në sektorin privat, pra që të mos kemi më mjekë specialistë ku punojnë dy-tri orë në ditë në sektorin publik, dhe në kohën tjetër kalon në sektorin privat”, ka thënë Murati.

“Pra, ideja është që ata që zotohen se do të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë edhe një shtesë tjetër, dhe mbi të gjitha këto. Kjo është për shëndetësi, pra është edhe shtesa e përvojës së punës që mbi një pagë bazë tash, mbi 1200 euro ka krejt tjetër reflektim në raport me pagën bazë 600 euro sa ka qenë. Domethënë, baza është dyfishuar”, ka thënë ai.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia kapë afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, dy të arrestuar

20/06/2026, 15:36

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të narkotikëve, ndërsa ka konfiskuar afro...

Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

20/06/2026, 14:43

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën “She Rises 2026”, me moton “Gratë...

Podujevë: Mbi 24 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

Podujeva shënon sot Ditën e Çlirimit, këto janë aktivitetet e planifikuara

19/06/2026, 8:13

Komuna e Podujevës organizon sot, më 19 qershor, një sërë aktivitetesh me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të...

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

18/06/2026, 18:16

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me AKI-në dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion në dy lokacione në...

Koalicioni i Ramës me PDK-në, “çështje për diskutim” në mbledhjen e kryesisë së LDK-së

18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

18/06/2026, 7:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia kapë afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, dy të arrestuar

20/06/2026, 15:36
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

20/06/2026, 14:43
Podujevë: Mbi 24 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

Podujeva shënon sot Ditën e Çlirimit, këto janë aktivitetet e planifikuara

19/06/2026, 8:13
Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Aksion i madh AKI-Prokurori-Polici: Sekuestrohen rreth 60 kg drogë, 4 të arrestuar

18/06/2026, 18:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv