https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deputetja e LVV-së: I jemi afruar standardit të BE-së me raportin e pagave në Ligjin e ri

Deputetja e LVV-së: I jemi afruar standardit të BE-së me raportin e pagave në Ligjin e ri

Lëvizja Vetëvendosje po konsideron se me vlerën e re të koeficientit të pagave, pagat e punëtorëve të administratës publike në Kosovë janë ndër më të lartat në rajon. Mirëpo ligji po konsiderohet zhgënjyes nga përfaqësuesit e Administratës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, tha se me vlerën e re të koeficientit, çereku i zyrtarëve publikë kanë 100 për qind paga më të larta.

Ajo tha se me këtë ligj ka po ashtu një rritje të pagës mesatare të sektorit publik në 768 euro.

“Nuk ka pasur lëvizje në raport me pagat që mbi afro 11 vite me radhë, andaj edhe kushtet në raport me tregun dhe ekonominë, kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Besoj që ligji në tërësi trajton çështjen e rregullimit të këtij sektori. Sektorit të pagave i janë shtuar rreth 111 milion euro, të cilat janë shpërndarë në kategori”.

“Vlen të ceket që në raport me administratën në tërësi apo në raport me zyrtarët publikë, ¼ e tyre merr pagë 100 për qind më të lartë, kemi një rritje të pagës mesatare të sektorit publik në 768 euro. Kemi edhe sektorë të cilët janë konsideruar më të ndjeshëm në këtë aspekt”, tha ajo.

Deputetja Statovci po ashtu shtoi se me koeficientin e ri Kosova iu është afruar standardeve të Bashkimit Evropian dhe se paga mesatare e sektorit publik është ndër pagat më të larta edhe në krahasim me rajonin.

“Nga një raport që ka qenë 1 me 20 në mes të pagës më të ulët edhe pagës më të lartë i jemi përafruar standardeve të Bashkimit Evropian të cilët e mbajnë një raport 1 me 6. Andaj ne shohim edhe një praktikë të tillë edhe në vendin tonë. Nëse e shohim pagën mesatare të sektorit publik është ndër pagat më të larta edhe në krahasim me rajonin, po besoj që efektet e saj më së miri do të shihen pas fillimit të implementimit të tij”, tha ajo për EO.

Mirëpo, ndryshe mendon kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK) Ali Gashi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai për EO tha se nga kontaktet që kanë pasur me strukturat e Sindikatës së Administratës Publike dhe me zyrtarë publikë, vlera e koeficientit prej 105 euro është zhgënjim për këtë sektor.

Ai tha se kjo është një rritje simbolike dhe se Qeveria duhet të reflektojë që ta ngritë koeficientin, të paktën mbi 120 euro.

“Nga kontakte që i kemi pasur me strukturat e Sindikatës së Administratës Publike, por edhe zyrtarët e tjerë publikë, e më theks të veçanta shërbyesit civil, këtë vlerë të koeficientit nuk e kanë pritur mirë. Ka vite të tera që jemi duke e pritur këtë ligj të pagave dhe rrjedhimisht kemi menduar dhe kemi besuar që do të merren për bazë kërkesat tona dhe propozimet tona”.

ADVERTISEMENT

“Kjo është një rritje simbolike. Të gjitha federatat sindikale nuk e kanë pritur mirë. Janë paralajmëruar edhe ankesa tek Avokati i Popullit. Për t’i ikur kësaj situate unë konsideroj që Qeveria ka kohë që të reflektojë dhe të marrë për bazë këto shqetësime dhe ta ngrisë këtë vlerë të koeficienti të paktën mbi 120 euro”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gashi po ashtu theksoi se ky ligj është i mirë vetëm për strukturën politike, mirëpo sa i përket profesionistëve dhe zyrtarëve publikë, do të kemi vetëm ikje.

“Ky ligj që rregullon dhe i avancon vetëm pjesën e strukturës politike, ata kanë të drejtë që t’i gëzohen këtij ligji, edhe Presidentja, Kryeministri, edhe ministrat edhe zv. ministrat, deputetët. Për këta, ligji është ligji më i mirë ndonjëherë. Kurse për profesionistët dhe zyrtarët publikë është një ligj zhgënjyes, një ligj që nuk rrit mirëqenien ekonomike. Edhe atë shpresë që e kanë pasur që ky ligj do të jetë si motiv për të qëndruar në Kosovë, definitivisht ka humbur ajo shpresë, dhe fatkeqësisht që migrimi vetëm do të rritet”, tha ai.

Poste të ngjashme

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Lajmi i fundit

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv