https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vazhdon ikja e infermierëve nga Kosova: 38 u larguan në janar, 638 në vitin 2022

Vazhdon ikja e infermierëve nga Kosova: 38 u larguan në janar, 638 në vitin 2022

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, sipas të dhënave të Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), nga Kosova kanë ikur 38 infermierë. Ndërkaq gjatë vitit 2022 Kosovën e kanë lëshuar 638 infermierë apo shtatë herë më shumë se në vitin 2021. E ikja e infermierëve në numër kaq të madh mbetet shqetësuese për Odën e Infermierëve të Kosovës. Kryetari i OIK  Naser Rrustemaj thotë për “IndeksOnline” se ikja e infermierëve mbetet shumë shqetësuese.

“Deri dje unë i kam pas 38 infermierë që kanë shkuar jashtë. Të mos flas shtoja dhe numrin tjetër që shkojnë përmes agjencioneve të ndryshme, pastaj përmes individëve dhe vet. Me të vërtetë është një numër shumë i madh i profesionistëve shëndetësor, që për neve si odë është mjaftë shqetësuese. 38 vetëm këtë muaj. Po flas vetëm ajo çka dimë ne saktë prej odës”, tha ai.

Ndërkaq thotë se kërkesat e infermierëve për një pagë më të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës,  janë injoruar tash e sa vite dhe se tashmë është vonë të parandalohet ikja e tyre.

“Tash është shumë vonë dhe të parandalohet një gjë e tillë. Pikërisht janë kushtet e punës jo të mira. Pastaj jo kompetencat e plota të tyre si dhe pagat jo të dinjitetshme si dhe ndërrimet e natës, të cilat janë mundemi me thanë simbolike”, tha ai.

Rrustemaj madje pohon se Bordi i SHSKUK-së u ka mbyll infermierëve dhe zyrën e drejtorisë dhe se tashmë ata s’kanë as ku të drejtohen.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Që tre katër muaj a 6 muaj u bë, që infermierëve iu ka mshel një derë në QKUK. Për arsye se ka qenë zyra e drejtorisë së infermierisë dhe tani ajo nuk funksionon dhe infermierët nuk dinë ku të drejtohen. Ne nuk e dimë arsyen pse. Por  shpresoj që kjo pozitë duhet të rregullohet me statut të SHSKUK-së. Sipas të gjitha gjasave sipas informatave që kam, është mbyll para një apo dy viteve dhe është lënë msheft.  Është mbyll nga Bordi i  SHSKUK-së”, tha ai.

Ndërkaq thotë se i mbështesin kërkesat e sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare, të cilët kanë reaguar siç thonë ata për diskriminimin që po ua bënë SHSKUK-ja dhe se kanë paralajmëruar greva dhe protesta në rast se nuk u paguhen ditët e festave, ashtu siç u paguhen mjekëve.

“Ajo është kërkesë e sindikatës që ne e mbështesim. Për arsye se nëse është një festë, është një ditë vikendi për personelin mjekësor dhe infermierët që punojnë. Besoj që duhet të jetë e barabartë. Sepse ligji duhet të jetë i barabartë dhe për mjekë dhe për infermierë dhe për profesionistët shëndetësor”, tha ai.

 E thotë se në këtë gjendje në të cilën gjenden infermierët, me kushtet e punës dhe pagat e vogla, i është mbushur mendja dhe atij të largohet nga Kosova.

ADVERTISEMENT

“Fatkeqësisht ne kemi shumë infermierë që punojnë ndoshta për 20 apo 25 vjet, e e lëshojnë vendin e  punës. Tani edhe mua mu ka mbush mendja ta lëshoj Kosovën e të shkoj në vende të treta. Dhe pse e kam pas një motiv shumë të madh më herët se me asnjë çmim nuk do ta lëshoj vendin e punës, por do të qëndroj në Kosovë dhe do të kontribuoj këtu. Mirëpo tani situata si është, për një kohë të shkurtë, jo vetëm SHSKUK-ja por në tërësi Kosova, do të mbetet pa profesionistët shëndetësor. Nëse Gjermania i merr 20 mijë vetë, ne në Kosovë çfarë duhet të bëjmë. Këtë duhet ta dinë ata që janë të thirrur të kenë paga të dinjitetshme, të kenë kushte më të mira për punë”, tha ai./IndeksOnline/

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Post Views: 199

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv