https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vitia: Specialistët që punojnë vetëm në sektorin publik do të stimulohen me shtesë në pagë

Vitia: Specialistët që punojnë vetëm në sektorin publik do të stimulohen me shtesë në pagë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të stimulohen përmes shtesës në pagë.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij, me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mundë të arrijë deri në 1800 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Është një Rregullore, e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund të shkojë paga deri në 1700-1800 euro”, tha Vitia.

Ai tutje u shpreh së janë brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Para mediave, Ministria tha se përmes koeficientit të Ligjit të Pagave janë munduar që ta parandalojnë këtë dukuri.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë përfituar më së shumti nga vlera e koeficientit, nga të gjitha kategoritë.

Mes tjerash, Vitia deklaroi se janë duke u munduar që të gjejnë edhe mënyra të tjera, të cilat do të bindnin stafin shëndetësor që të qëndrojë në institucione publike.

“Me shumë profesionistë shëndetësorë që kam folur, përveç pagave, janë edhe arsye të tjera që ata largohen e kryesisht kanë të bëjnë me distribuimin jokorrekt të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit infermieror dhe kushte jo të përshtatshme të punës, si dhe mungesë të aparaturave”, u shpreh ai. /eo

Poste të ngjashme

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës i kundërpërgjigjet kryeshefit të KRM “Pastrimi”: Dështimin po mundohet t’ia bartë Komunës

05/08/2026, 16:45

  Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj deklaratave të kryeshefit ekzekutiv të KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica, duke i cilësuar ato...

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

05/08/2026, 11:04

    Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës shpalli gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së...

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

05/08/2026, 10:40

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të...

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

05/08/2026, 10:33

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën...

Takim mirënjohës me trajnerët e karatesë, vlerësohet kontributi i tyre ndër vite

Takim mirënjohës me trajnerët e karatesë, vlerësohet kontributi i tyre ndër vite

04/08/2026, 20:16

  U mbajt takimi “Takimi me Karateistët 2026”, ku u shpreh mirënjohje e veçantë për të gjithë trajnerët e karatesë...

Lajmi i fundit

Zëdhënësi i Komunës: “2023 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Podujevë” – Këto janë projektet

Komuna e Podujevës i kundërpërgjigjet kryeshefit të KRM “Pastrimi”: Dështimin po mundohet t’ia bartë Komunës

05/08/2026, 16:45
Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

Podujeva shpallë gjendje emergjente për shkak të gjendjes së rënduar me mbeturina

05/08/2026, 11:04
AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

AAK i vendos kusht Kurtit – Haradinaj: ‘Takohemi vetëm nëse përmbushet kjo kërkesë’

05/08/2026, 10:40
Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

Aksidentohet në Gjermani autobusi i Barileva Travel, kjo është gjendja e udhëtarëve

05/08/2026, 10:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv