https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nënshkruhet marrëveshja prej 38 milionë euro për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë

Nënshkruhet marrëveshja prej 38 milionë euro për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Udhëheqësi i Operacioneve të Bankës Evropiane për Investime për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, z. Matteo Rivellini, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare të financimit shtesë për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 në Kosovë.

Marrëveshja në vlerë prej 38 milionë euro synon rehabilitimin e 139 km të linjës hekurudhore, përkatësisht në sinjalistikë dhe telekomunikacion. Ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe ngritjen e kapaciteteve për pasagjerë dhe mallra. Gjithashtu, investimet në linjën hekurudhore pritet të çojnë në një zhvendosje modale nga transporti rrugor në atë hekurudhor, si dhe të kontribuojnë në ndërlidhjen dhe integrimin e transportit rajonal në Korridorin Orient/Lindje-Mesdhe.

Projekti veçse ka financim të siguruar, në vlerë mbi 137 milionë euro, nga të cilat rreth 56 milionë janë grant nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kjo marrëveshje e ngrit financimin e siguruar për këtë projekt në mbi 175 milionë euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Ministrit Murati tha se “Rruga hekurudhore 10 është një nga linjat hekurudhore më të rëndësishme që lidh Kosovën me vendet e tjera dhe rehabilitimi i saj mbetet një prioritet i kahershëm. Marrëveshja që ne po nënshkruajmë zyrtarisht sot është e një rëndësie të madhe për të siguruar që ne të jemi të lidhur me partnerët tanë tregtarë dhe për të siguruar lëvizshmërinë midis vendit tonë dhe rajonit.”

ADVERTISEMENT

Në anën e tij, z. Rivellini shprehu përkushtimin e BEI-së në promovimin e integrimit rajonal, duke thënë se “krijimi i infrastrukturës moderne, të qëndrueshme dhe efikase të transportit është një parakusht për marrëdhënie më të forta ekonomike dhe kushte më të mira jetese”./IndeksOnline

Poste të ngjashme

Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

03/07/2026, 12:34

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 13:30 nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë. Lajmin për...

Kurti u shmanget përsëri pyetjeve të gazetarëve rreth formimit të institucioneve

Kurti u shmanget përsëri pyetjeve të gazetarëve rreth formimit të institucioneve

03/07/2026, 12:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është shmangur pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën politike në vend. Kurti,...

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

03/07/2026, 12:05

F.H., i cili mbeti i vrarë më 28 qershor në Ferizaj, rezulton se kishte në Gjykatën Themelore në Ferizaj një...

Sekuestrohen katër kallashnikovë në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

Sekuestrohen katër kallashnikovë në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

03/07/2026, 8:15

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë automatike AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë në një operacion të zhvilluar në...

Pamje të reja nga përleshja e armatosur në Podujevë- Si nisi i gjithë konflikti?

Përleshja mes dajës dhe nipit që përfundoi me katër të plagosur në Podujevë – Gjithçka që dihet deri më tani

03/07/2026, 8:03

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi të enjten pasdite në qendër të...

Lajmi i fundit

Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre të plagosur – policia jep detaje

03/07/2026, 12:34
Kurti u shmanget përsëri pyetjeve të gazetarëve rreth formimit të institucioneve

Kurti u shmanget përsëri pyetjeve të gazetarëve rreth formimit të institucioneve

03/07/2026, 12:16
F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

F.H., që u vra në Ferizaj pak ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

03/07/2026, 12:05
Sekuestrohen katër kallashnikovë në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

Sekuestrohen katër kallashnikovë në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje

03/07/2026, 8:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv