https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Krasniqi pyet Kurtin: Cili është qëllimi i propozimit franko-gjerman?

Krasniqi pyet Kurtin: Cili është qëllimi i propozimit franko-gjerman?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi, ka paraqitur kërkesën e thirrjes së kësaj seance duke  thënë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë epilogu i këtij procesi.

“Dialog me epilog, njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Fjalia bazë që e përmbledh interesin tonë shtetëror dhe konsensusin politik”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se do të kishte qenë e udhës që Qeveria të ftonte opozitën për një diskutim të tillë, të hapur e transparent që të na njoftonte për ecurinë e dialogut, transmeton Telegrafi.

“Do të ishte e udhës që në rast nevoje të na kërkonte edhe ndihmë me aq sa kemi potencial. Përballë Serbisë e aspiratave të saj nuk ka dallime, përball Serbisë jemi bashkë”, tha i pari i PDK-së.

Krasniqi tha se qëndrimet e PDK-së në raport me temën e dialogut janë të njohura dhe konsistente dhe kjo senacë ka karakter të kërkesës për informim legjitim, me atë se çfarë po ndodhë aktualisht në dialog dhe se cili është pozicioni i qeverisë përballë zhvillimeve të fundit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kjo seancë nuk ka karakter të përplasjes e akuzës, por karakter informues. Nuk jemi këtu për të dhënë qëndrimet tona për çështje specifike sepse ne nuk e dimë cila është përmbajtja dhe aranzhmanet që ofrohen në propozimin franko-gjerman. Përkundër faktit se ju si kryeministër keni dështuar në pothuajse çdo fushë në rrafshin e brendshëm, nuk dua të besoj se në rrafshin e jashtëm jeni në gjendje që të shkoni aq larg sa të veproni kundër interesave të shtetit dhe të qytetarëve tanë. Sepse, Kosova nuk është projektuar, as s’mund të bëhet, e as nuk do të lejojmë të bëhet një shtet jofunksional dhe unë nuk besoj që as ju e keni këtë dëshirë”, tha Krasniqi.

Ai kërkoi nga Kurti të tregoi se cili është qëllimi i propozimit evropian dhe se a ofron i njëjti mundësinë e arritjes së nja marrëveshje finale apo vetëm krijimin e një status qou të re.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Çka është qëllimi i propozimit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obligative për palët apo vetëm krijimin e një status kuoje të re që e zëvendëson status kuonë aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e Dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale? A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që i njeh si entitete sovrane edhe Kosovën, edhe Serbinë? Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi?”, ka pyetur Krasniqi.

Krasniqi ka vazhduar me pyetjet drejt kryeministrit duke kritikuar everinë Kurti për mungesë transparence në këtë proces, transmeton Telegrafi.

ADVERTISEMENT

“A e keni pranuar këtë tekst në parim dhe sa besoni se mund të ndryshojë teksti final prej versionit që keni deklaruar se e pranoni si bazë të mirë? A e parasheh propozimi evropian njohjen e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë? A e ofron propozimi një kornizë kohore të saktë se kur ndodhë njohja e ndërsjellë? Sa ka arritur qeveria që të përfshijë komentet dhe sugjerimet e veta në versionin e fundit të tekstit? Kush janë garantuesit e zbatimit të marrëveshjes që mund të arrihet përmes këtij propozimi? A keni garancione nga partnerët ndërkombëtarë se Kosova do të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, në rast se arrihet marrëveshja? Cilat do të jenë “karrotat” për Kosovën në rast të arritjes së marrëveshjes e cilët do të jenë “shkopinjtë” në rast se marrëveshja nuk arrihet? A ua keni kumtuar gjashtë kushtet tuaja për themelimin e Asociacionit partnerëve ndërkombëtarë dhe nëse ato nuk pranohen, a do të tërhiqeni prej ndonjërit nga ato kusht? Dhe, a parashihet vazhdimi i Dialogut në Bruksel edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale?”, ishin pyetjet e Krasniqit drejtuar Kurtit. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08

Që nga ngjarja tragjike me tri viktima në fshatin Majac të Podujevës, vazhdojnë të jepen versione të ndryshime për rastin....

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës. Atje e dyshuara ka vrarë 45 vjeçarin Ilaz...

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës, ndërsa e...

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08

Podujeva e krejt Kosova u tronditën mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Policia mori informatën për të shtëna në Majac...

Pamje ekskluzive nga intervenimi i Policisë në fshatin Majac.

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

23/03/2026, 9:59

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë....

Lajmi i fundit

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

“Largohu se të vras edhe ty”, njëri nga familjarët me detaje tronditëse për tragjedinë në Majac të Podujevës

23/03/2026, 15:08
Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

23/03/2026, 13:44
Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

Familjarët japin detaje për tragjedinë në Podujevë, e dyshuara mori peng gruan e axhës

23/03/2026, 11:20
Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

Burri u gjet i vrarë në veturë, dy gratë e plagosura brenda: Policia tregon çka ndodhi mbrëmë në Podujevë

23/03/2026, 10:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv