Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.
I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet.
Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.
“Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.
“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”. Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”