https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Dita e Çlirimit: Kurti falënderon vendet aleate të NATO-s që u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës

Dita e Çlirimit: Kurti falënderon vendet aleate të NATO-s që u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ka thënë se kjo ditë erdhi pas dhimbjeve e shumë humbjeve të popullit kosovar.

Kurti, potencoi se kjo ditë erdhi edhe pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit NATO.

“Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë, demonstrata e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore”, u shpreh Kurti.

“Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve, humbjeve të popullit të Kosovës, pas sakrificës të Jasharve, pas luftës së UÇK-së. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalë nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit NATO”.

Kurti potencoi se duhet të mësojnë nga historia që mos t’u përsëritet sërish.

“Vërtet ne përpiqemi që të mësojmë historinë që mos të na përsëritet ajo. Por me sa duket historia na merr neve në provim çdo tre katër ose pesë dekada, për ta testuar edhe ajo vetën nëse mund të përsëritet. Luftërat në ish-Jugosllavi të ndezura dhe të prira nga Serbia e Millosheviqit dhe e rrethit të tij të errët shkaktuan gjenocide dhe krime kundër njerëzimit”, tregoi Kurti.

ADVERTISEMENT

Në fund Kurti, falëndëroi të gjitha vendet që kanë ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Duke ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, vendet perëndimore respektuan historinë e tyre dhe u treguan besnike të vlerave të tyre themeltare për të luftuar për lirinë për të drejtat e njeriut dhe për të ruajtur njerëzoren në vetveteve dhe për vete”./klankosova/

“Si kryeministër i Kosovës, duke pasur përballë edhe ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s, më lejoni që në emër të qeverisë dhe në emër të popullit tonë të ju themi faleminderit, ju faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës nga dhuna dhe represioni, nga gjenocidi dhe spastrimi etnik që ndër dekada kishte ushtruar Serbia mbi popullin tonë”.

Post Views: 276

Poste të ngjashme

Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

Vjosa Osmani eskalon, e lidh Radoiçiqin me gazetarë: Ka pasur plane për grushtshtet – e dinë ata, e kanë mizën mas veshi

11/09/2025, 9:15

Presidentja Vjosa Osmani ka eskaluar ndaj gazetarëve. Osmani ka thënë se gjatë hetimeve ka pasur bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, duke aluduar...

Kryetari Bulliqi priti në takim një delegacion nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Veri

Kryetari Bulliqi priti në takim një delegacion nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Veri

11/09/2025, 8:47

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim Nënkolonelin nga Drejtoria Rajonale Kufitare – Veri, Kamer Jonuzaj,...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Vranidoll [foto]

11/09/2025, 8:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vranidoll. makinë është përplasur në rrethojat e sigurisë rrugore...

Mushkolaj: Familja presidenciale po sulmon mediat, ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit

Mushkolaj: Familja presidenciale po sulmon mediat, ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit

10/09/2025, 23:20

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklarimeve të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani duke thënë se ai po spekulon kur...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

10/09/2025, 21:59

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i tij, Charlie Kirk, ka vdekur pas një sulmi me armë gjatë...

Lajmi i fundit

Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

Vjosa Osmani eskalon, e lidh Radoiçiqin me gazetarë: Ka pasur plane për grushtshtet – e dinë ata, e kanë mizën mas veshi

11/09/2025, 9:15
Kryetari Bulliqi priti në takim një delegacion nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Veri

Kryetari Bulliqi priti në takim një delegacion nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Veri

11/09/2025, 8:47
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident i rëndë në Vranidoll [foto]

11/09/2025, 8:35
Mushkolaj: Familja presidenciale po sulmon mediat, ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit

Mushkolaj: Familja presidenciale po sulmon mediat, ashpër dhe turpshëm drejt fundit të mandatit

10/09/2025, 23:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv