https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Takimi me QUINT për “planin pesëpikësh”, cilët diplomatë ishin në zyrën e Kurtit

Takimi me QUINT për “planin pesëpikësh”, cilët diplomatë ishin në zyrën e Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimi takuan sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Europian.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe masave të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim shkuan ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë, shefi i Zyrës së BE në Kosovë, por munguan ambasadorët Jeff Hovenier i SHBA-së dhe Nicholas Abbott i Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ata dërguan përfaqësues të misioneve. Nga SHBA ishte zëvendës-shefja e misionit, Alyson Grunder.

Kurti në takim theksoi që është i gatshëm për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohej “një sekuencim i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës i zbatimit të Marrëveshjes Bazike”.

Ai i informoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e pranishëm për bisedën që ka pasur dje me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me propozimin pesëpikësh për depërshkallëzim të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.

Ky propozim përfshin:

-përmbushjen e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët;

-ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale;

-vlerësimet e përbashkëta të sigurisë në mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të siguritë për të gjithë;

-koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe të gjithë akterëve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, të cila duhet të organizohen në një atmosferë të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale

-rikthimin e menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ky i fundit siguron një plan të sekuencimit të drejtë dhe të balancuar të zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv