Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prugovc.
Indeksonline raporton se aksidenti mes dy veturash ka ndodhur në fshatin Prugovc që gjendet në magjistralen Prishtinë- Podujevë.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se ka të lënduar.
Dy veturat kanë pësuar dëme të mëdha, ku të dyat kanë përfunduar jashtë rrugës. Njesitet përkatëse kanë dal në vendngjarje.