Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Isniq të Deçanit ku një grua është gjetur pa shenja jete dhe e njëjta dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.