Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur në Mitrovicën veriore, ku pas një zënke një person ka sulmuar dhe therur me thikë një person tjetër, shkruan Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh, nga ku është shtuar se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.
Po ashtu është bërë e ditur edhe se, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore.






