Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka pritur në takim kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifin, në përpjekje për të bashkuar liderët shqiptar që të dalin në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Paparaci, nga burime të afërta me palët merr vesh se kryetari i Bujanocit ka shprehur qëndrimin për unifikim të partive për listë të përbashkët.
Siç merret vesh, në takim u tha se bashkimi i partive do të mundësonte arritjen e tre ose katër deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Serbisë.
Në rast të mosmarrëveshjes, do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të shqyrtuar detajet tjera.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka njoftuar për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.
Kujtojmë se dje ka dështuar takimi i paraparë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve të partive shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe Bujanocit.






