Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare pranon donacion një automjet nga Ministria e Shëndetësisë
Komuna e Podujevës gjegjësisht QKMF-ja ka pranuar një automjet të ri “Peugeot” me pajisje përcjellëse për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Dhurimi i automjetit është bërë për përdorimin e nevojave dhe aktiviteteve të shërbimeve shëndetësore si për vaksinim (ruajtjen dhe mirëmbajtjen e zingjirit të ftohtë të vaksinimit dhe produkteve tjera termolabile), për vizita në shtëpi, nëna dhe fëmijë, shërbimin paliativ dhe shërbime tjera sipas nevojës.






