https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Raporti i Progresit konfirmon që nga 1 janari hiqen vizat, kjo është porosia që jepet për Kosovën

Kryhet edhe hapi i fundit për viza, vendimi del në gazetën zyrtare të BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i Progresit të Komisionit Evropian ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku thuhet se pas miratimit në Këshill dhe Parlament Evropian, ky proces është planifikuar të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.

Mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore.

“Propozimi i Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës u miratua nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, me miratimin e rregullores përkatëse më 9 mars 2023 në Këshill dhe më 18 prill 2023 në Parlamentin Evropian. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është planifikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2024”.

Sipas raportit, Kosova duhet të zhvillojë fushatë informuese për të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kosova duhet të zhvillojë një fushatë informuese të drejtat dhe detyrimet që lidhen me statusin e udhëtimit pa viza, për të parandaluar keqpërdorimet e mundshme”.

Po ashtu, në raport përmendet harmonizimi i politikave për vizat me ato të BE-së, duke theksuar nevojën për përmirësim të pajisjeve që bëjnë mbledhjen e të dhënave biometrike për ata që aplikojnë për viza.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kosova ende nuk e ka harmonizuar plotësisht legjislacionin e saj me politikën e vizave të BE-së. Kosova mundëson udhëtim pa viza për udhëtarët e 110 vendeve me pasaporta të zakonshme për 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore, duke përfshirë 22 vende që nuk kanë regjim pa viza me zonën Shengen. Mbajtësit e pasaportave të 89 vendeve duhet të marrin një vizë përpara se të hyjnë, 4 prej të cilave gëzojnë udhëtim pa viza në zonën Shengen.

Autoritetet lëshuese të vizave kanë kapacitetin për të mbledhur në mënyrë dixhitale identifikues biometrikë nga aplikantët për vizë, megjithëse pajisjet kanë nevojë për përmirësim. Të gjitha vizat e dhëna dhe refuzimet regjistrohen në sistemin e informacionit të vizave. 16 konsullatat e Kosovës nëpër botë mund të lëshojnë viza. Kosova vazhdon të përmbushë standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Më 18 prill 2023, Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen me Këshillin mbi një propozim të Komisionit që u mundëson mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë. Bazuar në këtë, që nga 1 janari 2024, mbajtësit e pasaportave nga Kosova do të mund të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Gjatë procesit, autoritetet e Kosovës treguan përkushtim për të adresuar të gjitha çështjet e ngritura nga BE-ja”./Gazeta Sinjali

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv