Dy kartëmonedha nga 50 euro, të falsifikuara janë gjetur në bankën BKT në Prishtinë, saktësisht tek “Albi Mall”.
Rasti në polici është raportuar datën e djeshme, mëson gazeta online Reporteri.net.
Pala ankuese ka njoftuar në Polici se dje rreth orës 08:00 kanë ardhur 2 kartemonedha 50 euro dhe nga verifikimi pasi i kanë dërguar për ekspertizë, kanë rezultuar se janë të falsifikuara.
Paratë janë konfiskuar edhe lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar për krime të rënda.
Rasti është iniciuar si Falsifikim i parasë. /Reporteri.net/






