Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje deputetëve që të mbështesin Rezolutën për rritjen e koeficientit të pagave, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se Rezoluta e prezantuar nga GP i AAK-së vjen për shkak të situatës së rëndë ekonomike në vend.
“Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”, shkroi ai.






