Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Artiol Abdullahut dhe Elton Kadriut për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahut.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Si ndodhi ngjarja?
Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.
Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Fejzullahut shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve./Insajderi






