https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Stimuloi lindjen e parakohshme, e ëma largohet nga spitali duke e braktisur foshnjën e vdekur

Share on FacebookShare on Twitter

Mes javës së 20-të dhe 22-të të shtatzënisë, një grua mendohet të ketë stimuluar lindjen, duke e drejtuar kështu drejt abortit.

Në mëngjesin e 19 janarit, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ndodhi një situatë e pazakonshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në klinikën ku mamitë e specialistët mjekësorë trajtojnë gratë shtatzëna, të premten e tretë të janarit të ftohtë u përballën me krejt diçka tjetër.

Nëna kishte vendosur që të mos e mbante fëmijën. Kjo në mes të javës 20 dhe 22.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima foshnje, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në Policinë e Kosovës, rasti u regjistrua si “Hetim i vdekjes”.

Por, çka ndodhi me nënën?

Krejt çka dihet deri më tash është se gruaja, pasi mori trajtimin e nevojshëm brenda klinikës së QKUK-së, u largua, për të mos u kthyer më.

Në bisedën që KIKS i Klan Kosovës kishte me drejtorin e Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë në QKUK, Zef Ndrejaj, informacioni i vetëm qe ai na dha janë ato që dihen deri më tash.

Megjithatë, Ndrejaj theksoi se të gjitha ato fakte që kanë pasur u janë dhënë organeve të rendit dhe Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet.

Sipas Ndrejajt, që në fillim po bëhej fjalë për abort, meqë në atë pikë të shtatzënisë, foshnja nuk mbijeton dhe se lindjen e parakohshme e kishte shkaktuar, sipas tij, stimulimi me ndonjë tabletë.

Ai theksoi se gruaja, me të marrë trajtimin, ka ikur pa ndonjë shpjegim, duke mos i lënë stafit mjekësor rrugë tjetër përpos lajmërimit të policisë.

Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues, i cili i ndodh vendit tonë. Vit pas viti është raportuar për statistikat se sa foshnje të porsalindura janë braktisur nga nënat e tyre. Sipas të dhënave të Klinikës Gjinekologjike, në pesë vjetët e fundit janë braktisur 51 foshnje, ndërsa gjatë vitit 2023, u braktisën tri foshnje./Insajderi/

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv