Një rast i sulmit ndaj policëve është raportuar në Mitrovicën e Jugut.
Sulmi ka ndodhur nga dy gra, ndaj dy zyrtareve policore. Njëra prej të dyshuarave është liruar, kurse tjetra është dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje./Nacionale






