Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua ëhstë gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Tefik Çanga’, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Mislimka Adzemi, 54-vjeçare.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’






