Kryetari i LDK-së në Podujeve Ekrem Hyseni beri homazhe sot para shtatoreve te heronjeve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Postimi i tij i plotë:
Së bashku me kryesinë e degës së LDK-së në Podujevë, bëmë homazhe tek varri i Zahir Pajazitit në Turuqicë, gjithashtu nderime bëmë edhe tek Kompleksi Memorial në Lladoc dhe tek shatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci në Podujevë në 27 vjetorin e rënies së Zahirit, Hakifit dhe Edmondit.
Zahiri, Hakifi dhe Edmondi përveçse ishin pushka e parë e lirisë, ata u bën lajmëtarët e parë të lirisë.
27 vjet më parë ata ranë në një pritë në Pestovë të Vushtrrisë.
Rënia e tyre, natyrshëm se ishte një tronditje e madhe për popullin e Kosovës në përgjithësi, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në veçanti.
Megjithatë, ata u bën frymëzim e inspirim për shumë të rinj e të reja që t’iu bashkangjiten radhëve të UÇK-së.
Heronjt e Kosovës Zahiri, Hakifi dhe Edmondi janë frymëzim i përhershëm se si duhet atdheu, e si luftohet për liri.
Ashtu, siç kujtimi për ta do jetë i përhershëm!






