Kryetari i Komunes së Podujeves, Shpejtim Bulliqi po qëndrin në SHBA,ai permes nje postimi ne facebook ka berë te ditur se ka zhvilluar takime me udhëheqësit e Partneritetit të Demokracisë së Senatit dhe përfaqësuesit e saj Neal Dunn (R-FL) dhe Cong Adrian Smith (R-NE).
Postimi i tij i plote
Në vazhdën e takimeve në Kongresin Amerikan sot patëm rastin që të takohemi edhe me udhëheqësit e Partneritetit të Demokracisë së Senatit dhe përfaqësuesit e saj Neal Dunn (R-FL) dhe Cong Adrian Smith (R-NE).
Këto takime shënojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ju jemi mirënjohës për pritjen dhe mbështetjen e parezervë të kongresistëve ndaj Kosovës. ????????????????????






