Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e cila njëherësh është edhe familjare e Hakif Zejnullahut tha se ndjenjat në këtë ditë i ka të përziera.
Ajo tha se s’mund të ketë krenari të mjaftueshme përderisa ish-liderët e UÇK-së po gjykohen në Hagë.
“Për neve si familje është një ditë krenarie po edhe ditë dhimbje gjithashtu. Ndjenjat në këtë ditë janë të përziera gjithmonë, po gjithashtu në këtë ditë sot mas 27 vjetëve ndjejmë dhimbje dhe mërzi për shkak se bashkëluftëtarët e tyre po përballen me drejtësinë, me një burg politik në Hagë…Nuk mund të ketë as krenari apo gëzim të mjaftueshëm pa pasë edhe një epilog të mirë të kësaj çështjeje”, tha ajo për lajmi.net.






