Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, sot në një konferencë të jashtëzakonshme, i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji i cili po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.
Kjo është komunikata e plotë:
Propozimi ligjor – për herë të parë në historinë e re të Kosovës – ndryshon radikalisht mënyrën e rregullimit të mediave online që publikojnë video (tutje: mediat online) nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror. Ndryshimet ligjore, të cilat arsyetohen në emër të përafrimit të legjislacionit vendor me atë europian janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Europës (KiE) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).






