https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

BQK-ja: Mbi 320 qytetarë kanë llogari pagese në bankë me shërbime bazike

BQK-ja: Mbi 320 qytetarë kanë llogari pagese në bankë me shërbime bazike
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se bazuar në të dhënat e fundit të disponueshme, numri i llogarive me shërbime bazike ka kaluar shifrën prej 320 mijë përfituesish, sipas përcaktimeve të rregullores së BQK-së për qasjen në llogari pagese me shërbime bazike.Rregullorja përcakton se për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, nuk do të kenë tarifë, pra do të janë falas nga 1 janari 2024.

Kurse, për kategoritë e tjera, bankat do të ofrojnë shërbimet e përcaktuara me një tarifë të arsyeshme mujore që nuk mund të jetë më e lartë se 0.12 për qind e vlerës së pagës mesatare neto mujore në Republikën e Kosovës, publikuar më së fundmi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Procesi i konvertimit të llogarive rrjedhëse me shërbime bazike, sipas kushteve të Rregullores, si dhe hapjes së atyre të reja është proces në vijim që nuk ka afat të përfundimit, ndaj BQK-ja u bën thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën që të hapin llogari bankare në çdo bankë, duke përfituar nga rregullorja për llogari bazike, ku për grupet e cenueshme llogaria bankare është falas ose për grupet tjera, me tarifa të arsyeshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në kuadër të një qasje proaktive, me qëllim të lehtësimit të procesit dhe reduktimit të barrës për qytetarin, për të gjithë ata që tashmë kanë një llogari bankare dhe plotësojnë kriteret për llogari bazike, BQK-ja me vetë-iniciativë ka zhvilluar veglën teknike të verifikimit online nga çdo bankë në regjistrin e llogarive bankare të BQK-së. Kjo mundëson që banka të verifikojë lehtësisht dhe aty për aty nëse një qytetar ka ose jo llogari tjetër bankare, që mundëson konvertimin me efikas në llogari bazike, sipas kritereve të përcaktuara.

ADVERTISEMENT
BQK-ja si pjesë e objektivave të saj strategjike është e përkushtuar që të rrisë qasjen në financa dhe konkurrueshmerinë e sistemit financiar dhe me vendimet e saj që të kalojë nga llogaria bankare në konceptin e llogarisë se pagesave. Llogaria e pagesave mund të ofrohet edhe nga institucionet jobankare, që me ndryshimet e reja rregullative do të kenë IBAN të dedikuar dhe të gjithë qytetarët do të mund të pranojnë pagesa.

Me Draft-ligjin i ri për sistemin e pagesave, që është në proces të finalizimit, edhe institucionet financiare jobankare do të kenë të drejtë qasje në sistemin e kliringut të pagesave me vlerë të vogël, në kuadër të Sistemit Kombëtar të Pagesave, duke ju mundësuar kështu të jenë konkurrues dhe efektiv në procesin e qarkullimit të pagesave në vend.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës falënderon për bashkëpunimin sistemin bankar për fleksibilitetin dhe azhurnitetin e treguar për konvertimin automatik të të gjitha llogarive të skemave sociale dhe pensionale, duke respektuar sugjerimin e BQK-së që ky proces të mundësohet dhe kryhet pa nevojën që secili qytetar që i takon grupeve të cenueshme të paraqitet fizikisht në zyrat bankare. Kjo ka evituar procedurën e tillë dhe paraqet një model të partneritetit dhe bashkëpunimit të nevojshëm.

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv