Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se zgjedhjet e vitit 2019 janë shembull se si nuk qëndrojnë vijat e kuqe për partitë politike që bëjnë përpjekje të formojnë koalicionin për qeverinë.
Hamza ka thënë se nuk ka vija të kuqe, por ka shtuar se preferon koalicion me LDK-në për shkak të ngjashmërisë në konceptet politike.
Në vitin 2019 ka qenë në modë me vendos vija të kuqe, ka qenë diku e vendosur në tabelë në studio televizive, unë kam qenë në debat dhe më është kërkuar që të vendos vijat e kuqe. Jam i sigurt që nuk kam vendosur. Për shkak se të gjitha partitë janë të Kosovës, partitë i votojnë qytetarët, unë nuk jam prej atyre që them se vetëm ata që e votojnë PDK-në janë të mirë, unë them se ka të mirë në të gjitha partitë”, ka thënë Hamza.
“Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit dhe koncepteve politike janë partitë në opozitë, do të thotë me LDK-në. Për shkak të dallimeve konceptuale, programore, të kaluarës, nuk është koalicion i preferuar, por vijat e kuqe janë treguar të paqëndrueshme dhe një diçka që nuk e kam bërë në të kaluarën dhe nuk e bëj as sot kur e kam parë që kanë dështuar. Nëse i kemi numrat me partitë opozitare, nuk bëjmë qeveri pa VV-në. Kjo qëndron”, ka shtuar kandidati i PDK-së.






