Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas dështimit të ekzekutimit të pagave për zyrtarët publikë.
Tahiri, i cili e kishte paralajmëruar tash e sa kohë këtë bllokim në administratën shtetërore ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Sipas deputetit të AAK-së me këto veprime qeveria është duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve
“Çfarë qeverie duhet të jetë ajo e cila guxon të dështoj në ekzekutimin e pagave, duke shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi arrijnë t’ia dalin nga muaji në muaj? E kisha paralajmëruar këtë skandal. O djem, mos luani me njerëzit, mos luani me shtet! Nesër është i pari”, thuhet në postimin e Tahirit.






