Punimet për ndërtimin e qendrës multifunksionale në Podujevë, një projekt me rëndësi të madhe për të rinjtë dhe komunitetin, po vazhdojnë me intensitet. Kjo qendër, e cila përfaqëson një investim afër një milion euro, do të ofrojë hapësira moderne dhe të përshtatshme për aktivitete të ndryshme.
Në një hapësirë totale prej 1400 metra katrorë, kjo qendër do të përfshijë:
•Katër salla multifunksionale,
•Amfiteatër për ngjarje dhe aktivitete kulturore,
•Hapësirë për ngjarje publike,
•Sallë për mbledhje dhe konferenca,
•Zyra administrative,
•Depo dhe hapësira të tjera shërbyese.
Qendra është menduar si një pikë referimi për të rinjtë e Podujevës, duke i ofruar atyre mundësi për zhvillim personal dhe pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kulturore dhe shoqërore.