Behgjet Pacolli ka thënë se është për keqardhje situata në kuvend. Sipas kreut të AKR-së, deputetët që bllokojnë punën në kuvend, nuk duhet të paguhen.
“Është për të ardhur keq çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Ngrirja e punës po i shkakton vendit jo vetëm pasoja politike e institucionale, por edhe dëme ekonomike të qëllimshme – çdo seancë e dështuar kushton nga taksat tona. Deputetët që bllokojnë punën nuk duhet të paguhen për këtë! Të fillojmë nga një kërkesë e thjeshtë dhe e drejtë: pa punë,( pa rezultat ) nuk ka meditje”, shkruan Pacolli në reagim./Indeksonline/
“Pacolli kritikon deputetët: Tallje me shtetin dhe qytetarët”
Për të 14-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Rreth kësaj ka reaguar,...