https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona të maskuar, një thikë dhe një grabitje në orët e para të mëngjesit. Kështu ka nisur dita në pompën e derivateve “Patroni”, në fshatin Siboc të Podujevës, ku dy persona dyshohet se kanë mbajtur nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë një burrë, ndërsa bashkëpunëtori i tyre ka hyrë brenda lokalit për të marrë paratë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur të hënën, më 2 nëntor, rreth orës 03:30, ndërsa viktima është M. Zh 58 vjecar..

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, tre persona me maska janë shfaqur në pompën e derivateve, ku dy prej tyre i janë afruar ankuesit, e kanë mbajtur dhe e kanë kërcënuar me thikë.

Teksa dy të maskuar po e mbanin nën kërcënim, personi i tretë ka hyrë në lokal, prej nga dyshohet se ka marrë rreth 200 euro.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Grabitja nuk është kufizuar vetëm në paratë e lokalit.

Sipas deklarimit të viktimës, të dyshuarit i kanë marrë edhe 250 deri në 300 euro që i kishte në xhep, duke e çuar shumën e përgjithshme të grabitur në rreth 450 deri në 500 euro.

Pasi kanë marrë paratë, tre personat janë larguar në këmbë, në drejtim të pjesës së pasme të pompës së derivateve.

Asnjëri prej tyre nuk është identifikuar gjatë veprimeve fillestare policore.

ADVERTISEMENT

Rasti është raportuar rreth orës 03:32, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lokacionin.

Në trajtimin e rastit janë angazhuar edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, për të dokumentuar rrethanat e grabitjes dhe për të siguruar provat e mundshme.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitja”.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e tre personave të dyshuar.

Poste të ngjashme

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

02/11/2026, 21:28

Qeveria e Kosovës ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove. Kryeministri Albin Kurti...

Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

02/11/2026, 20:26

ga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, akoma nuk ka treguar nëse po shqyrtojnë...

Grushte, mjet i fortë dhe litar në qafë, dosja e Prokurorisë zbulon detajet nga vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

Grushte, mjet i fortë dhe litar në qafë, dosja e Prokurorisë zbulon detajet nga vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

02/11/2026, 20:01

  Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë...

Ndryshime në kupolën e Policisë së Kosovës, pesë departamente marrin drejtues të rinj

Ndryshime në kupolën e Policisë së Kosovës, pesë departamente marrin drejtues të rinj

02/11/2026, 18:17

Ndryshime në udhëheqësinë e Policisë së Kosovës pritet të ketë në disa prej departamenteve kryesore të këtij institucioni. Sipas raportimeve,...

Në 37-vjetorin e rënies përkujtohet heroizmi i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

Në 37-vjetorin e rënies përkujtohet heroizmi i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

02/11/2026, 16:49

  Në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u mbajtën aktivitete përkujtimore në Podujevë dhe Prishtinë....

Lajmi i fundit

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin

02/11/2026, 22:28
Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

Qeveria prezanton projektbuxhetin për vitin 2027, kap vlerën e 4.27 miliardë eurove

02/11/2026, 21:28
Haxhiu: Kodi Civil kalon këtë vit, do t’i kemi edhe votat e deputetëve të VV-së që ishin kundër

Kritikat e Haxhiut për KGjK-në, asnjë veprim ndaj gjyqtarit Migjen Kastrati (VIDEO)

02/11/2026, 20:26
Grushte, mjet i fortë dhe litar në qafë, dosja e Prokurorisë zbulon detajet nga vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

Grushte, mjet i fortë dhe litar në qafë, dosja e Prokurorisë zbulon detajet nga vrasja e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe

02/11/2026, 20:01
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv