Goditje me grushte në kokë dhe trup, një mjet i fortë, një litar i vendosur rreth qafës dhe gjurmë gjaku në shtratin ku u gjet e pajetë foshnja.
Këto janë disa nga detajet që përshkruhen në dosjen e Prokurorisë Themelore në Gjilan, të cilën e ka publikuar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Demiraj.
Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se më 1 nëntor 2026, pas orës 00:27 dhe deri në orët e mëngjesit, pas një konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demiri, e ka privuar atë nga jeta.
Në përshkrimin e ngjarjes, Prokuroria pretendon se i dyshuari fillimisht e ka goditur Adonisin me grushte në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, dyshohet se e ka goditur me një mjet të fortë në anën e djathtë të kokës dhe e ka përplasur për tokë.
“Me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfat”, thuhet në përshkrimin e dyshimeve në dosjen e Prokurorisë.
Por, sipas të njëjtës dosje, në këtë ngjarje dyshohet se është vrarë edhe foshnja.
“Më datë 01.Nentor 2026, në periudhën kohore pas orës 00:27 e deri në orët e mëngjesit, në shtëpinë e tij në fshatin Demiraj, , Komuna e Gjilanit, i pandehuri Braim Demiri, pas një konflikti fizik me djalin e tij tani të ndjerin Adonis Demiri, me dashje e privon nga jeta djalin e tij Adonisin, ashtu që të njëjtin e godet me grushta në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit duke e goditur me mjetë të fortë në anën e djathtë të kokës, duke e përplasur për tokë, e më pas me një litar të cilin ia vendos në qafë viktimës dhe sipas shenjave të njëjtin e ngulfate, ndërsa më parë edhe femiu D., është gjetur e pa jetë me shenja dhune në shtratin e babait të saj tani të ndjerit Adonis, ku janë vërejtur edhe njolla gjaku, krejtë këto të shkaktuara me dyshimin nga babi i saj tani i ndjeri Adonis, ashtu që nga veprimet e të njëjtëve janë privuar nga jeta dy anëtar të familjes së tyre”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Foshnja është gjetur e pajetë në shtratin e babait të saj, Adonis Demirit, me shenja dhune. Në atë hapësirë, sipas Prokurorisë, janë vërejtur edhe njolla gjaku.







