Komuna e Podujevës, del me njoftim në Facebook se shfaqja “Pas Vdekjes”, do anulohet për shkak të disa problemeve me Energji Elektrike.
Kjo pasi që për nder të Ditës së Flamurit, 28 nëntorit do ishte mbajtur në Teatrin “Avdush Hasani”.
“NJOFTIM – anulohet shfaqja “Pas Vdekjes” për shkak të problemeve me energji elektrike
Shfaqja “Pas Vdekjes” e cila ka qenë e planifikuar të shfaqet për publikun llapjanë sonte për nder të Ditës së Flamurit, anulohet për shkak të probleme me energji elektrike në sallën e Teatrit “Avdush Hasani”.
28.11.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim”,\ thuhet në njoftim.