Bashkë me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, drejtorë komunal dhe zyrtarë nga Ministria e Arsimit kemi vënë gurthemelet për ndërtimin e shkollës fillore në Dumosh dhe çerdhes së re publike në qytet afër parkut të pishave.
Shkolla “Musli Dumoshi” po ndërtohet nga buxheti komunal në vlerë prej 562 mijë euro, kurse çerdhja e re publike po ndërtohet nga MAShTI në vlerë prej 687 mijë euro më sipërfaqe prej 1 mijë e 400 metra katrorë e destinuar për pranimin e 150 fëmijëve.
Urime nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe qytetarëve për fillimin e punimeve!