Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përkujtuar veprimtarin politik e kulturor, Enver Malokun, në 26 vjetorin e vrasjes së tij.
Bulliqi tha se Enver Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova ku dha kontribut të çmuar në atë peirudhë të vështirë kohore, poashtu gjatë viteve të 90-ta ai ka udhëhequr edhe Qendrën për Informim të Kosovës, duke qenë një burim shumë i rëndësishëm i informacinit për qytetarët e Kosovës.