Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se po vazhdon puna në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në zonat rurale të kësaj komune.
“Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në zonat rurale nga Drejtoria e Urbanizmit po vazhdon, me qëllim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve në çdo zonë.” – ka shkruar kryetari Bulliqi, me ç`rast ka ndarë pamje nga disa projekte në zhvillim.








