Delegacioni i Kosovës, i cili ka marrë pjesë dje në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ka takuar të mërkurën konsullen e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Strasburg, Yvonne Gonzales.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se me diplomaten amerikane kanë diskutuar për situatën aktuale dhe proceset në të cilat po kalon Kosova.
Ajo ka shkruar në “Facebook”, se diplomaten amerikane e kanë falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës.
“Sot takuam konsullen e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Strasburg, Yvonne Gonzales. Në këtë takim biseduam për situatën aktuale dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, përfshirë edhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Falënderuam shumë znj. Gonzales për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Kosovës në të gjitha proceset”, ka shkruar Musliu-Shoshi.