https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Enver Sekiraqa: S’kam pas asnjë arsye apo motiv me pas çfarëdolloj problemi me të ndjerin Triumf Riza

Enver Sekiraqa: S’kam pas asnjë arsye apo motiv me pas çfarëdolloj problemi me të ndjerin Triumf Riza
Share on FacebookShare on Twitter

Enver Sekiraqa, i cili po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë arsye, motiv apo shkas për të pasur çfarëdolloj problemi me të ndjerin Riza apo për të nxitur vrasjen e tij.

“Unë s’kam pas asnjë arsye, as motiv, as shkas, për as senin ma t’vogël, me pas problem çfarëdolloji me të ndjerin Triumf Riza aq më larg, larg qoftë me mendu apo nxit apo organizu vrasjen e një polici të Kosovës”, tha Sekiraqa.

Ai tha se nëse do të ekzistonte një motiv, atëherë do të ishte për policin e Ferizajt, Besnik Hasanin, i cili sipas tij e kishte rrahur pa ndonjë arsye, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“…më ka rrahë pa asnjë arsye dhe më ka montu procesin gjyqësor ku jam dënu me 2 vite burg pa e kry asnjë akt, dënim të cilin e kam mbajt për mbajtjen e të cilit jam lajmëruar vetë, për vuajtje të dënimit pa bërë asnjë vepër asnjë veprim të vetëm”, shtoi tutje Sekiraqa.

Ai ka shprehur keqardhje ndaj babait të të ndjerit Riza, Shefqet Riza duke iu drejtuar me fjalët “unë s’kam të bëj asnjë send me këtë punë, as s’jam kanë për, as s’jam kanë kundër, se s’e kam ditë që ka me ndodhë, që me kanë kundër…Kontributi im në këtë punë është zero.”

Të dënuarin Arben Berisha, ai ka thënë se nuk e ka njohur pothuajse fare dhe se nuk e ka lidhur asgjë me të.

Kurrfarë pune apo biznesi, apo pazari, apo lidhje familjare. Këtë që e them unë mund ta vërtetoni dhe e ka vërtetu edhe policia, edhe përkundër vullnetit që kanë pasur të falsifikojnë dhe të montojnë llojlloj prove si p.sh dëshmitari D2. Unë me Arben Berishën s’kam ndejt kurrë, nuk jam shoqëru kurrë, me Arbenin janë shoqëru ata dajtë kapak, kusherit e dajve. Kur e them këtë, e kam fjalën për “rrumqin” – Rrahim Abdullahu dhe Lizen – Ilir Abdullahu”, ka thënë i akuzuari Sekiraqa.

Ndërsa, lidhur me foton që ka me Berishën, ai tha se në atë rast e kishin thirrë vëllezërit Dervishi, Kiki dhe vëllai i tij Mili, dhe në atë rast shihen 5 ose 6 persona.

“Aq persona sa janë ata, janë edhe karrika, pa mua ata e kanë bërë një foto pak minuta më herët ku nuk shihet asnjë karrikë e zbrazët, çka nënkupton se nuk ka pasur person tjetër përveç tyre në atë tavolinë ku kanë qenë duke konsumuar alkool”, tha i akuzuari Sekiraqa.

Ai tha se në foton e radhës ku shihet ai në mes të dy vëllezërve Dervishi, shihet se ai është ulur në karrigen e Milit, ku ai e kishte qenë më parë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Ndërkaq, ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë problem me tani të ndjerin Triumf Riza. Por, ka sqaruar vetëm problemin me “Swiss Cazino”, i cili tha se kishte ndodhur nga fundi i vitit 2005 e në të cilin kishte marrë pjesë i ndjeri Riza, i cili tha se e kishte shpëtuar nga më e keqja, pra nga plumbat.

“Kurrë nuk e harroj unë ata, se kam mujt unë aty me kanë i vdekur, ai më ka ngreh aty për jakne me fuqi të madhe, nuk e di pse, mirëpo ai ka qenë shpëtimi im”, tha Sekiraqa.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sekiraqa ka thënë se nuk qëndron deklarata e Adelina Ismailit, e cila kishte rrëfyer se i ndjeri Triumf Riza ka qenë i kërcënuar dhe i përcjellë nga i ashtuquajturi grupi Sekiraqa.

“Ndërsa, sa i përket pyetjes suaj lidhur me përcjelljen e të ndjerit Triumf Riza, një përcjellje e tillë kurrë nuk ka ndodhë nga askush, nga familjarët apo shok i imi sepse Triumf Riza s’ka qenë person që përcillet sepse i njëjti ka qenë ekspert i sigurisë dhe ka qenë shumë agresiv, çka e vërtetojnë disa lëndë dhe disa dëshmitarë në gjykatë, ku edhe është shpallur fajtor”, tha Sekiraqa.

Po ashtu, Sekiraqa ka mohuar se Arben Berisha kishte punuar apo kishte kërkuar ndonjëherë punë tek biznesi i tij “Bruno caffe”.

Më pas, në sesionin e pasdites, duke u përgjigjur në pyetjet e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Agim Kuçi, Sekiraqa tha se në ditën kur kishte ndodhur vrasja e të ndjerit Riza, ishte në lokalin e tij “Bar caffe Sekiraqa” duke ndenjur bashkë me personin e quajtur Ymri.

Pas përfundimit të dhënies së mbrojtës nga i akuzuari Sekiraqa, avokatja e tij, Kosovare Kelmendi deklaroi se nuk është e gatshme që sot të paraqes fjalën përfundimtare./Paparaci

Poste të ngjashme

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38

    Komuna e Podujevës është përfituese e iniciativës WiFi4WB, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale...

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59

  Në një kohë sfiduese për skenën politike në vend, Shemsi Jashari ka hedhur në debat publik një emër të...

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46

  Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, kanë zhvilluar sot një...

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

Kurti: Me ndihmën e Turqisë synojmë linjë të re ajrore Kosovë-SHBA

22/04/2026, 17:03

Për synimet e Kosovës që të ketë një linjë të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lajmi i fundit

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Sot bëhet përurimi i projektit WiFi4WB – internet falas në qytetin e Podujevës

23/04/2026, 7:38
Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

Shemsi Jashari: Arianit Shehu për President?

22/04/2026, 18:59
Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

Bulliqi takon ministrin Çeku, fokus projekteve arsimore në Podujevë

22/04/2026, 17:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv