https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Flet presidenca suedeze: A do të trajtohet liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në BE?

Flet presidenca suedeze: A do të trajtohet liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në BE?
Share on FacebookShare on Twitter

Për gjashtë muaj, nga 1 janari i këtij viti, Suedia do ta kryesojë presidencën e Bashkimit Evropian. Disa prej prioriteteve të këtij shteti përgjatë kësaj periudhe të rëndësishme, veç se janë bërë publike. Por çfarë do të ndodhë me Kosovën? Vendi ynë sapo ka aplikuar për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa duhet të merren edhe disa vendime rreth vizave.

Presidenca suedeze ka folur rreth këtyre çështjeve.

Pas Çekisë, deri më 30 qershor 2023, Suedia do ta kryesojë presidencën e Bashkimit Evropian.

Presidenca çeke, ka qenë mjaft e përkushtuar në çështjet që kishin të bënin me Kosovën, por çfarë mund të presim nga Suedia?

Anëtarësimi

Nacionale ka pyetur në Presidencën Suedeze rreth asaj që shumë personave në vendin tonë u intereson tani, anëtarësimi i Kosovës në BE.

ADVERTISEMENT

Kryeministri Albin Kurti gjatë muajit dhjetor qëndroi në Çeki, ku edhe e dorëzoi zyrtarisht aplikimin për t’u bërë shtet anëtar i bllokut.

Por për këtë çështje, ka shumë procedura. Suedia, do t’i marrë parasysh edhe pikëpamjet e shteteve anëtare, siç është bërë e ditur.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të trajtohet në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse, duke përfshirë marrjen parasysh të pikëpamjeve të shteteve anëtare të BE-së.” – na tha zëdhënësja Sibel Missouri.Sa i përket rajonit, znj.Missouri mes tjerash, ka thënë se procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, do të mbetet “i rëndësishëm”.

“Procesi i integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e sigurisë në rajon, do të mbeten të rëndësishme gjatë presidencës suedeze të BE-së.” – ka thënë ajo.

Vizat

Të martën, presidenca suedeze, tha se janë edhe disa “formalitete” rreth çështjes së vizave dhe na e konfirmoi, se diskutimet do të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.

“Ekziston një marrëveshje politike mes Këshillit dhe PE. Formalitetet e pazgjidhura në lidhje me vendimin për ndryshimin e urdhëresës do të zhvillohen gjatë presidencës suedeze të BE-së dhe pritet të zhvillohen gjatë janarit dhe shkurtit.” – na tha znj. Missouri.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Suedia ishte një prej shteteve që përkrahu propozimin e Francës që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të kushtëzohet me sistemin e informacionit, Etias.

Carolina Vrocharis, nga Divizoni për Migracion në Ministrinë e Drejtësisë së Suedisë, kishte thënë se ky shtet përkrah përpjekjet e Kosovës dhe progresin e bërë drejt heqjes së vizave.

Por, ajo na i kishte përmendur edhe zhvillimet e viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, duke arsyetuar se sistemi ETIAS, është mjet që menaxhon rreziqet.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Sa i përket pyetjes suaj mbi ETIAS, qeveria suedeze do të donte ta shihte sistemin në funksionim pasi ne besojmë se do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të rreziqeve të sigurisë dhe migracionit ndaj BE-së. Për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor, ne besojmë se masat adekuate si ETIAS janë të rëndësishme për t’u diskutuar si një mjet për të menaxhuar rreziqet.” – kishte thënë ajo.

Prioritete të tjera

Siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit, janë disa prej prioriteteve kryesore të presidencës suedeze, të prezantuara tashmë edhe në faqën zyrtare.

Në fjalimin e tij ku kishte folur në lidhje me këto priroritete, kryeministri suedez, Ulf Kirstersson kishte thënë se lufta në Ukrainë do të ketë efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian.

“Në disa aspekte ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i mbledhjes së vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkesa e llogarisë; dhe duke monitoruar me kujdes përparimin e Ukrainës si vend kandidat”, ka thënë ai në dhjetor.

Ai kishte thënë se Franca dhe Çekia kanë bërë një punë të mrekullueshme duke menaxhuar shumë kriza në Evropë, por tani, “është koha që Suedia ta marrë përsipër punën”.

“Si Franca ashtu edhe Republika Çeke kanë bërë punë shembullore për të trajtuar krizat e shumta në Evropë – së pari pandeminë dhe bllokimet, më pas lufta, kriza energjetike dhe inflacioni. Tani Suedia do ta marrë përsipër, me respekt dhe përulësi përballë të gjitha këtyre vështirësive. Por edhe me vendosmëri. Ne marrim përgjegjësi me gjërat që janë të vështira.” – kishte thënë z.Kirstersson.

Poste të ngjashme

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29

  Podujevë – Komuna e Podujevës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga kompania “Kos Energy L.L.C.”, i cili parasheh...

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27

Anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, pasi zgjodhën Dardan Beqirin në pozitën e kryesuesit, caktuan edhe ushtruesen e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk ka qenë i interesuar të...

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13

  Besnik Berisha, pasi u zgjodh si kryesues i Komisionit të Pavarur të Mediave, ka deklaruar se këtë detyrë e...

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

05/05/2026, 17:59

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një...

Lajmi i fundit

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

Komuna e Podujevës përfiton donacion për panele solare nga “Kos Energy L.L.C.”

06/05/2026, 8:29
Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

Zana Spahiu, zgjedhet u.d e drejtoreshës së RTK-së

05/05/2026, 18:27
Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Rikthimi i Osmanit në LDK? Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

05/05/2026, 18:24
Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

Kryesuesi i ri KPM-së: Detyrën e marr me përgjegjësi të lartë

05/05/2026, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv